Donald Trump ka zbritur nga Air Force One dhe është pritur nga princi i kurorës së Arabisë Saudite.
Kjo shënon fillimin e vizitës së tij kryesore tre-ditore në Lindjen e Mesme, në të cilën ai do të vizitojë gjithashtu Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Bëhet e ditur se autokolona e Trumpit do të udhëtojë nga aeroporti në Oborrin Mbretëror të Arabisë Saudite ku do të ketë një ceremoni pritjeje.
Më pas, presidenti amerikan do të pijë kafe me princin dhe personalitete të tjera.
Gjithashtu, do të zhvillohet një takim dypalësh mes delegacioneve amerikane dhe saudite.
Ndryshe, në fund të ditës, Trump do të marrë pjesë në një darkë shtetërore luksoze në Riad. /Telegrafi/
JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Nicol...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
BE: Evropa e gatshme të zotohet për garanci ligjërisht dhe p...
Reshje të dendura në Vlorë, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët...
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...
Presidentja e Meksikës kërkon një gjyq të drejtë për Maduron...