Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nuk do të ftojë ish-ambasadoren Nikki Haley dhe ish-sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për t’iu bashkuar administratës së re që ai po formon.
Trump përmes facebook, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e mëparshëm me ta dhe i falënderoi për shërbimin e tyre ndaj vendit.
“Nuk do ta ftoj ish-ambasadoren Nikki Haley apo ish-sekretarin e Shtetit Mike Pompeo për t’iu bashkuar administratës Trump, e cila është aktualisht në formim. E kam vlerësuar dhe kam shijuar bashkëpunimin me ta më parë dhe dëshiroj t’i falënderoj për shërbimin e tyre ndaj vendit tonë. TA BËJMË AMERIKËN SËRISH TË MADHE!”
Hamza i çon letër Osmanit: Emëroni anëtarin e dytë të PDK-së...
Altin Krasniqi bashkë me dy fëmijët e tij, feston ditëlindje...
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...