Presidenti amerikan Donald Trump, ngrohtësisht ka pritur kryeministrin hungarez, Viktor Orban në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë vizitës, Trump ka thurrur lavde për kryeministrin anti-emigracion të Hungarisë, Viktor Orban, duke i thënë se ai “është më i respektuari në të gjithë Europën”, transmeton portali arbresh.info
Trump dhe Orban gjatë takimit kanë diskutuar për NATO-n dhe tregtinë e lirë, ndërsa nuk kanë lënë anash as zgjedhjet e Parlamentit Europian që pritet të mbahen pas 2 javësh.
Orban në mënyrë të vazhdueshme është kritikuar për politikat e tij anti-emigracion dhe nuk ka gëzuar mbështjetje nga liderët europianë, megjithatë ai gëzon respekt dhe simpati te Donald Trump.
“ Ti je i respektuar në të gjithë Europën. Ti ke bërë një punë të mirë, sepse ke mbrojtur vendin tënd”, i tha Trump kryeministrit hungarez gjatë një konference të shkurtër./arbresh.info/
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën