Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të fundit për Politico, ka folur me tone shumë pozitive për Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan. Duke u ndalur te marrëdhëniet mes dy vendeve dhe bashkëpunimi personal mes tyre, Trump vlerësoi lart rolin dhe udhëheqjen e Erdoganit.
“Erdogani është miku im, ai është një njeri shumë i fortë. E dua shumë. Ai ka ndërtuar një vend të fortë dhe një ushtri të fortë gjatë viteve”, u shpreh Trump.
Ai shtoi se shpeshherë ndërmjetësimi i tij kërkohet nga udhëheqës të tjerë kur kanë vështirësi në komunikim me Presidentin turk.
“Sa herë që dikush ka një problem me të, më kërkon t’i telefonoj sepse nuk mund të flasin me të. Ai është një njeri shumë i ashpër. Ne gjithmonë gjejmë zgjidhje dhe i zgjidhim shumë shpejt. Ai është shumë ndryshe nga udhëheqësit e tjerë”, deklaroi më tej ish-presidenti amerikan.
Në intervistë, Trump dha edhe vlerësime të gjera mbi zhvillimet globale, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunëve strategjike dhe marrëdhënieve të forta ndërkombëtare.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...