Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka theksuar se kurrë nuk i ka kërkuar drejtorit të FBI, James B. Comey që të ndalë hetimin mbi sjelljen e këshilltarit të tij të shkarkuar të sigurisë kombëtare, Michael Flynn.
“Unë kurrë nuk kam kërkuar nga Comey që të ndalë hetimin ndaj Flyyn”, tha Trump përmes një postimi në Tëitter. “Vetëm shumë lajme të rreme mund të mbulojnë një gënjeshtër të tillë”, ka shtuar ai.
Ky ka qenë mësazhi i fundit që Trump ka bërë në lidhje me situatën e re të krijuar, pasi Flynn pranoi se ka gënjyer FBI-në në lidhje me një zyrtar rus, shkruan WP, transmeton portali arbresh.info
Trump e largoi nga puna Flynn pas 25 ditësh që ai kishte marrë detyrën. Largimi i tij kishte të bënte me keqinterpretimin e natyrës së bisedave me Sergej Kislyak, ambasadorin rus në atë kohë në Uashington, zëvendëspresidentit Pence dhe zyrtarëve të tjerë të administratës./arbresh.info/
I never asked Comey to stop investigating Flynn. Just more Fake News covering another Comey lie!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 3, 2017
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fillon përgatitj...
Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbroj...
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...
Interi humb mbi 65 milionë euro pas eliminimit të hershëm ng...
Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë m...