Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kritikuar paraardhësin e tij, Joe Biden, për moslejimin e Ukrainës të “luftojë” kundër Rusisë.
Trump shpeshherë sulmon ish-rivalin e tij, i cili e mundi në zgjedhjet e vitit 2020.
Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Trump e ka krahasuar Ukrainën me “një ekip të shkëlqyer në sport që ka një mbrojtje fantastike, por nuk lejohet të luajë në sulm”.
“Nuk ka asnjë shans për të fituar!” shtoi Trump.
“Është shumë e vështirë, në mos e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e pushtuesit. Është njësoj si një skuadër e madhe sportive që ka një mbrojtje fantastike, por nuk i lejohet të luajë në sulm. Nuk ka asnjë shans për të fituar! Pikërisht kështu është rasti me Ukrainën dhe Rusinë. Joe Biden i korruptuar dhe thellësisht i paaftë nuk e lejoi kurrë Ukrainën të SULMONTE, por vetëm të mbrohej. Si përfundoi kjo? Megjithatë, kjo është një luftë që nuk do të kishte NDODHUR KURRË po të isha unë President – SHANS ZERO. Kohë interesante na presin përpara!”, shkruan presidenti i SHBA.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...