Ekspertët mjekësorë kanë vënë në dyshim vendimin e Donald Trump që doli për të përshëndetur mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohet për shkak të koronavirusit.
Ka shqetësime që presidenti amerikan, i cili kishte një maskë, mund të ketë rrezikuar stafin e Shërbimit Sekret brenda makinës, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se udhëtimi ishte ‘siguruar edhe nga një ekip mjekësor’.

Presidenti amerikan, Donald Trump është shtruar në spital të premten, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Covid-19 ka infektuar gati 7.4 milion dhe ka vrarë gati 210,000 njerëz në të gjithë SHBA, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Diagnoza e Presidentit Trump ka përmbysur fushatën e tij zgjedhore, pasi ai përballet me sfiduesin demokratik Joe Biden në 3 nëntor.
Një numër në rritje i njerëzve përreth presidentit, përfshirë gruan e tij Melania Trump, ndihmës të vjetër dhe senatorë republikanë, kanë rezultuar pozitivë me virusin./arbresh.info/
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Vdes ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane