Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pas takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se ‘ka ardhur koha që të punohet konstruktivisht me Rusinë’.
Përmes llogarisë së tij zyrtare në Tëitter, ai ka theksuar se Putin e ka ‘mohuar’ ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale, për të cilën temë u diskutua gjatë takimit në samitin e G20-ës në Hamburg, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, deklarata e tij është në kundërshtim me disa nga zyrtarët e tij më të lartë.
Ambasadori amerikan në OKB, Nikki Haley tha se Shtetet e Bashkuara “nuk mund t’i besojnë Rusisë” dhe “kurrë nuk do t’i besojnë Rusisë”.
Për CNN ajo ka deklaruar se ‘nëse bisdojmë me Rusinë, nuk do të thotë që kemi mbyll sytë karshi kërcnimeve’.
Nën anën tjetër, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha se ‘ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 janë pengesa kryesore për stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve’./Arbresh.info
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit