Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Kina nuk do të pushtojë Tajvanin, ndërsa shprehu besimin në përmirësimin e marrëdhënieve të tij me homologun kinez, Xi Jinping, me të cilin do të takohet më vonë këtë muaj.
Trump u pyet për një vlerësim të mëparshëm të Pentagonit se Xi mund të përpiqej brenda gjashtë viteve të ardhshme të marrë kontrollin e Tajvanit, një demokracie vetëqeverisëse të pretenduar nga Kina.
“Mendoj se do të jemi fare mirë me Kinën. Kina nuk dëshiron ta bëjë këtë,” i tha Trump gazetarëve, ndërsa priste të takohej me kryeministrin australian, Anthony Albanese.
Duke folur për planet e Xi-së për Tajvanin, Trump tha u shpreh se “kjo nuk do të thotë që nuk është syri i tij i preferuar, sepse ndoshta është, por unë nuk shoh që diçka të ndodhë”, raporton The Guardian.
Trump theksoi se Kina e di që Shtetet e Bashkuara “janë fuqia më e madhe ushtarake në botë”.
“Ne jemi më të mirë në gjithçka, dhe askush nuk do të ndërhyjë në këtë…” tha Trump.
“Mendoj se do të dimë të përballemi shumë mirë sa i përket Tajvanit dhe të tjerëve,” shtoi ai.
Trump do të zhvillojë takimin e tij të parë me Xi gjatë mandatit të tij të dytë kur liderët e dy ekonomive më të mëdha të botës do të vizitojnë Korenë e Jugut më vonë këtë muaj për një samit Azi-Paqësor.
Trump tha se prioriteti i tij është arritja e një marrëveshjeje “të drejtë” tregtare me Kinën. Ai refuzoi të përgjigjej në pyetjen nëse do të sakrifikonte mbështetjen e SHBA-së për Tajvanin si pjesë e një marrëveshjeje me Xi-në.
“Dua të jem i mirë me Kinën… Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha Trump.
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...