Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do t’i ndërpresë fondet shtetërore për fikjen e zjarreve në Kaliforni gjatë një grindjeje me guvernatorin e këtij shteti në Twitter.
Rreth 40 mijë hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret në javët e fundit në Kaliforni, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të zhvendosen nga vendbanimet e tyre.
Presidenti Trump e fajësoi guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke thënë se ai ka bërë punë të tmerrshme sa i përket menaxhimit të pyjeve.
“Për çdo vit, kur zjarret shpërthejnë e Kalifornia digjet, ndodh e njëjta gjë. Ai vjen në qeverinë federale dhe kërkon ndihmë $$$. Jo më. Organizoje punën tënde, guvernator”, shkroi Trump në Twitter.
Në anën tjetër, guvernatori Newson, i cili vazhdimisht i ka kritikuar politikat mjedisore të presidenti amerikan, u kundërpërgjigj: “Ti nuk beson në ndryshimet klimatike. Je i liruar nga kjo bisedë”.
Ndryshe, sipas një hulumtimi, rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale po shkakton zjarre të mëdha në Kaliforni, pavarësisht reshjeve të dimrit të kaluar. Kjo ka ndodhur për shkak se moti i thatë ndikon që vegjetacioni të thahet dhe të jetë më i ndezshëm, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...