Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar tarifa të reja për Pekinin pasi administrata e tij të hartoi masat hakmarrëse për shpërthimin e pandemisë Covid 19.
Ai ka shprehu zhgënjimin me Kinën pasi koronavirusi i ka kushtuar Amerikës me dhjetëra, mijëra jetë njerëzish, ka filluar një tkurrje ekonomike dhe rrezikohen shanset e tij për rizgjedhje në nëntor, shkruan reuters, transmeton, arbresh.info.
Aty thuhet gjithashtu se dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thanë se një sërë opsionesh kundër Kinës ishin në diskutim, por paralajmëruan se përpjekjet ishin në fazat e hershme. Rekomandimet nuk kanë arritur ende nivelin e ekipit më të lartë kombëtar të sigurimit kombëtar ose presidentit, tha një zyrtar për Reuters.

Duke folur para gazetarëve, Trump nuk pranoi të thotë nëse e mban përgjegjës presidentin kinez, Xi Jinping për atë që ai mendon se është dezinformuar nga Kina kur virusi doli nga Wuhan, Kinë, dhe u përhap shpejt në të gjithë botën.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump, duke folur në kushte anonimiteti, tha të mërkurën se ka ndodhur një “armëpushim” joformal në luftën e fjalëve mes Trump dhe Xi .
Uashingtoni dhe Pekini kanë drejtuar akuza gjithnjë e më të hidhura për origjinën e virusit dhe përgjigjen ndaj tij.
Trump dhe ndihmësit e tij të lartë, ndërsa rritisnin retorikën e tyre antikine, nuk kanë ndaluar të kritikojnë drejtpërdrejt Xi, të cilin presidenti amerikan e ka quajtur vazhdimisht “mik” i tij./arbresh.info/

‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje
Gimbo rikthehet në BBVA, Selin i hidhet në krahë
Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për 500kg drogë
Lladrovci: Mikpritja sllovake, më shumë se mikpritje sportiv...
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...