Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të këmbëngulë se Shtetet e Bashkuara duhet të rimarrin kontrollin e Kanalit të Panamasë.
”Ishte projekti më i shtrenjtë që kemi ndërtuar ndonjëherë … kemi humbur mijëra burra”, theksoi presidenti amerikan.
”Nuk do t’ia lëmë Kinës”, theksoi ai, duke përmendur edhe aneksimin e mundshëm të Groenlandës, kur tha se ”do të kujdesemi edhe për këtë”.
”Trump po përgatitet të eliminojë USPS-në, Shërbimin Postar të SHBA-së, dhe të thithë agjencinë e pavarur në administratën e tij”, ka bërë të ditur ”Washington Post” duke cituar burime të informuara.
Ky veprim do të çmontonte një shërbim që ekziston për rreth 250 vjet, duke hedhur potencialisht triliona transaksione në kaos.
Presidenti amerikan mund të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv në orët e ardhshme për të shkarkuar anëtarët e bordit të drejtorëve të Shërbimit Postar dhe për ta vendosur agjencinë nën kontrollin e Departamentit të Tregtisë dhe sekretarit Howard Lutnick.
Më shumë se 50 000 njerëz mund të pushohen nga puna sot në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së si pjesë e shkurtimeve drastike që po zbatohen nga administrata Trump./abcnews/
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...