Presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë meritat për zbutjen e tensioneve diplomatike mes Koresë Jugore dhe asaj veriore, duke deklaruar se qëndrimi i tij “i fortë dhe i palëkundur” ka mundësuar bisedimet.
Qeveritë në Seul dhe Phenian kanë qenë teknikisht në luftë për gati 70 vjet, që nga përfundimi i konfliktit të Koresë që ndau gadishullin, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, Pheniani dhe Sueli për herë të parë në dy vite kanë shkëmbyer një bisedë telefonike.
Fillimi i bisedimeve mes dy vendeve ndjek mesazhin e Vitit të Ri të Kim Jong-un, i cili tha se të dy vendet duhet të “ulin tensionet ushtarake në Gadishullin Korean për të krijuar një ambient paqësor”.
Trump, i cili hapur ka fyer Kim Jong-un dhe ka sugjeruar se Koreja Veriore duhet të përballet me “zjarr dhe tërbim”, përmes një postimi në Twitter tha se qëndrimi i tij i “fortë dhe i palëkundur” ka mundësuar dialogun.
Vitin e kaluar, Pheniani dhe SHBA-të kanë përjetuar një krizë të madhe tensionesh mes dy vendeve për shkak të testimeve të raketave balistike./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër