Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, ka thënë se një takim i katërt me Kim Jong Un mund të mbahet në fund të vitit.
“Ata duan të takohen. Mendoj se është diçka që do të ndodh”, ka thënë presidenti Trump, raporton “Voa”.
Korea e Veriut ka ofruar takime në nivel ekipesh punuese nga fundi i muajit, duke rritur shpresat e hapjes së një kapitulli më kuptimplotë negociatash.
Largimi i këshilltarit për siguri kombëtare i presidentit, John Bolton, mund të ndihmojë procesin, thotë ish zyrtari amerikan Dennis Wilder.
“Mendoj se Korea e Veriut do të jetë e lumtur me largimin e John Bolton nga ekipi i presidentit. John Bolton asnjëherë nuk ka qenë në një vijë me politikat e presidentit mbi Korenë”, ka pohuar Dennis Wilder, ish-zyrtar i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim