Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka hedhur poshtë kërcënimin e SHBA-ve për të rritur sanksionet kundër Rusisë , duke thënë se ‘ne duhet të merremi me jetën tonë’.
Shtëpia e Bardhë tha se do të hakmerret ndaj Rusisë pasi ka ndërhyrë në fushatën parazgjedhore të Partisë Demokratike, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, Rusia e ka mohuar një gjë të tillë.
Trump i cili është kritikuar mbi të qenit shumë komod me Rusinë, para gazetarëve në Florida tha se çështja e hakmarrjes ishte një çmenduri.
“Unë mendoj se ne duhet të merremi me jetën tonë”, ka thënë ai.
“Mendoj se kompjuterat e kanë komplikuar edhe më shumë jetën tonë. Ne kemi shpejtësi, kemi shumë gjëra të tjera, por nuk jam i sigurtë nëse kemi llojin e sigurisë që na duhet”, shtoi ai./Arbresh.info
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...