Një mur i ri anti-emigrant në Kolorado. Vetëm se Kolorado nuk kufizohet me Meksikën por me shtetin tjetër amerikan të Nju Meksikos. Kaq ka mjaftuar dhe gafa e rradhës e presidentit amerikan Tramp ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku nuk kanë munguar ironitë.
Gafa e rradhës e presidentit amerikan Donald Tramp, ka bërë sërish xhiron e rrjeteve sociale.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjatë një takimi elektoral në Pitsburg u shpreh se administrata e tij po ndërton një mur anti emigrant dhe në Kolorado. Menjëherë kanë shpërthyer ironitë në rrjetet sociale, meqënëse shteti në fjalë nuk kufizohet me Meksikën por me shtetin amerikan të Nju Meksiko shkruan abcnews.al
Guvernatori i Kolorados ishte ndër të parët që reagoi duke thënë se ishte një gjë e mirë që shteti ofronte azil të plotë dhe falas të gjithë fëmijëve të tij, në mënyrë që të mund të mësojnë gjërat bazë të gjeografisë
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në nder të Epopesë së UÇK-s...