Presidenti Donald Trump tha se shanset për arritjen e një marrëveshjeje nga negociatat në Kongres për çështjen e ndërtimit të murit me Meksikën janë më pak se 50 përqind.
Ndërsa qindra mijëra punonjës federalë u kthyen sot në punë, zoti Trump tha në një intervistë për gazetën “The Wall Street Journal” se nuk mendon që ligjvënësit negocatorë do të arrijnë një marrëveshje, të cilën ai do ta pranonte.
Por ai premtoi se në çdo rast ka për ta ndërtuar murin, qoftë edhe duke shfrytëzuar autoritetin e tij si president për të deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme, në se do të ishte e nevojshme.
Gjatë fundjavës zoti Trump dërgoi disa mesazhe me Twitter, ku shkruante mes të tjerash “Të ndërtojmë murin për të pakësuar numrin e krimeve”. /voa
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...