Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po “shqyrton me kujdes” mundësinë e paditjes së gazetës New York Times, e cila, sipas tij, mund të shpallet fajtore për “ndërhyrje dhe përfshirje në zgjedhje”.
Duke kujtuar veprimet e tij ligjore kundër mediave të tjera, veçanërisht rrjetit televiziv privat CBS, presidenti amerikan shtoi në një mesazh në platformën Truth Social se “New York Times duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e tyre potencialisht të paligjshme”.
Ky është një tjetër sulm ndaj mediave presidenti amerikan, Donald Trump, i cili i ka shënjestruar ato vazhdimisht që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë në janar dhe shpesh i përshkruan gazetarët si “armiq të popullit”.
Këtë javë, miliarderi nga New York-u sulmoi mediat kryesore amerikane, përfshirë New York Times, Washington Post dhe ABC News, pasi ato publikuan sondazhe që tregonin se pëlqyeshmëria e tij po binte. Ai tha se ato ishin “të sëmura” dhe se do të jenw shënjestra e një hetimi për “mashtrim zgjedhor”.
Në shkurt, Shtëpia e Bardhë kufizoi aksesin për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press (AP) sepse ajo përvetësoi emrin “Gjiri i Amerikës”, siç kërkohet nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump, në vend të Gjirit të Meksikës.
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...