Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar Robert C. O’Brien si këshilltar të ri të sigurisë kombëtare.
Lajmi u bë i ditur gati një javë pasi që u shkarkua John Bolton nga kjo pozitë, transmeton portali arbresh.info.
O’Brien shërbeu si një major në Rezervën e Ushtrisë amerikane. Ish-Presidenti Bush e emëroi atë në 2005 për të shërbyer si një përfaqësues në asamblenë e përgjithshme të OKB.
Ndërsa ishte në OKB, ai punoi me zotin Bolton, i cili në atë kohë ishte ambasador.
Deri të shkarkimi i Boltonit erdhi si pasojë e mospajtimeve mes presidentit Trump dhe ish këshilltarit të sigurisë kombëtare.
Siç kishte thënë edhe Trump në një postim në Twitter, me të nuk pajtoheshin edhe shumë në administratën republikane të SHBA-ve./arbresh.info/

Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot