Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur ish Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson “budalla si guri” dhe “përtac” një ditë, pasi ish diplomati tha se e kishte paralajmëruar presidentin kundër bërjes së gjërave që mund të shkelin ligjin.
“Mike Pompeo është duke e bërë një punë të shkëlqyer, jam shumë krenar me të. Paraardhësi i tij Rex Tillerson, nuk kishte kapacitetin e nevojshëm mendor. Ishte budalla si shkëmb dhe nuk munda ta heq qafe shpejt. Ishte përtac i madh. Tani është një lojë tërësisht e re, frymë e re në Shtet”, shkroi Trump, transmeton portali arbresh.info.
Trump hoqi nga puna Tillersonin pas një serie të përçarjeve publike lidhur me politikat për Korenë e Veriut, Rusinë dhe Iranin, duke e çuar në shpi me një postim në Twitter.
Përveç mosmarrëveshjeve të politikave, marrëdhëniet u tensionuan nga raportet që Tillerson e quajti privatisht Trump një “hajvan”.
Në një intervistë me CBS News, Tillerson e përshkroi Trump si “goxha të padisiplinuar, nuk i pëlqen të lexojë, nuk lexon raporte informimi … nuk i pëlqen të hyjë në detajet e shumë gjëra “.
I pyetur se si lidhja e tij me Trump ishte prishur, Tillerson tha se mund të ketë qenë rezultat i tij duke i thënë presidentit se ai nuk mund të bënte gjëra të caktuara për shkak se ato ishin të paligjshme ose do të shkelin traktatet e SHBA-së./Arbresh.info/
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...