Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj komenteve të Donald Trump që etiketon Volodymyr Zelensky një “diktator”.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tha se “është thjesht e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh PResidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik”.
Këto komente janë raportuar nga gazeta gjermane Spiegel.
Presidenti amerikan Donald Trump e quajti të mërkurën Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy “një diktator i pazgjedhur”, pasi ky i fundit tha se Trump po jeton në një “hapësirë dezinformimi” të shkaktuar nga Rusia. Këmbimet sinjalizojnë një përkeqësim të shpejtë të marrëdhënieve mes dy udhëheqësve, që do të ndërlikonin përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.
Trump e kritikoi ashpër zotin Zelenskyn në një postim në mediat sociale, duke e quajtur atë “një komedian me sukses modest”, i cili “arriti të bindte Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte filluar kurrë, por një luftë që ai (Zelensky), pa SHBA dhe “TRUMP”, nuk do të mund ta zgjidhë kurrë.
LEXO EDHE:
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Mourinho paralajmëron Real Madridin para përballjes së fundi...
Presidentja Vjosa Osmani tregon bisedën me Trump dhe ndan de...