Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pasi kjo e fundit aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka sugjeruar se këto sanksione mund të lehtësohen në këmbim të një marrëveshje për armët bërthamore, transmeton arbresh.info.
“Sanksionet kundër Rusisë…të shohim nëse do të arrijmë marrëveshje të mira me Rusinë, sepse unë mendoj se duhet të ketë sa më pak armë bërthamore dhe ato duhet të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme”, tha Trump.
“Por nga këto sanksione Rusia po vuan shumë. Por, unë mendoj se atje ka shumë gjëra nga të cilat mund të përfitojnë njerëzit”, shtoi ai.
Duke iu përgjigjur komenteve të Trump, Kremlini zyrtar ka thënë se ‘sanksionet nuk janë një çështje e agjendës tonë’./Arbresh.info
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...