
FILE PHOTO: U.S. President-elect Donald Trump shakes hands with Turning Point USA founder Charlie Kirk, at Turning Point USA's AmericaFest in Phoenix, Arizona, U.S., December 22, 2024. REUTERS/Cheney Orr/File Photo
Presidenti Donald Trump njoftoi sot se së shpejti do t’i japë Charlie Kirkut Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë civil që jep presidenti.
Trump tha se ceremonia për nder të aktivistit konservator të vrarë do të jetë madhështore.
“Mund t’ju garantoj vetëm një gjë: Do të ketë një turmë shumë të madhe,” tha ai.
Presidenti foli jashtë Pentagonit gjatë një ceremonie përkujtimore të 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Ai e hapi fjalën e tij duke kujtuar Kirkun, i cili ishte një aleat i ngushtë politik dhe mik personal i shumë këshilltarëve të Trump-it.
“Charlie ishte një gjigant i gjeneratës së tij, një kampion i lirisë dhe frymëzim për miliona e miliona njerëz. Lutjet tona janë me bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Erika, dhe me fëmijët e tij të bukur. Njerëz fantastikë,” vazhdoi ai.
“Na mungon jashtëzakonisht. Megjithatë, nuk kam asnjë dyshim se zëri i Charliet dhe guximi që ai futi në zemrat e shumë njerëzve, veçanërisht të rinjve, do të jetojë përgjithmonë,” shtoi presidenti.
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...