Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se Shtëpia e Bardhë do të shpallë planin e shumëpritur të paqes në Lindjen e Mesme nesër në mesditë.
Trump u tha gazetarëve gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, se palestinezëve duhet t’iu pëlqejë plani dhe të mendojnë se është i mirë për ta, raporton Reuters.
Trump gjithashtu do të takohet me rivalin e Netanyahu, liderin e partisë Blu dhe Bardhë, Benny Ganz.
Shtëpia e Bardhë shpreson që nëse plani mbështetet nga Netanyahu dhe Ganza, Trump do të ndihmojë në përparimin e tij.
Plani i Trump thuhet se është rezultat i tre viteve të përpjekjeve të këshilltarëve të vjetër Jared Kushner dhe Avi Berkoviz, si dhe Jason Greenblatt.
Propozimi është shkruar në më shumë se 50 faqe dhe synon të zgjidhë problemin më të vështirë në Lindjen e Mesme./expres/
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë