Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nëse bisedimet e planifikuara me liderin veri-korean Kim Jong-un nuk janë të frytshme ai do të largohet.
Në një konferencë të përbashkët, ai dhe kryeministri japonez Shinzo Abe thanë se duhet të mbahet presioni maksimal mbi Korenë e Veriut për çarmatimin bërthamor, transmeton portali arbresh.info.
Abe është në resortin e presidentit në Mar-a-Lago në Florida për bisedime.
Më parë, Trump konfirmoi që drejtori i CIA-s, Mike Pompeo kishte udhëtuar në mënyrë sekrete në Korenë e Veriut për të takuar Kimin.
Ai tha se Pompeo kishte vendosur marrëdhënie të mira me Kimin, të cilin presidenti amerikan e kishte quajtur vitin e shkuar “burri i vogël raketor”, dhe se takimi kishte shkuar shumë mirë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...