
U.S. President-elect Donald Trump speaks with his son Donald Trump Jr. during a news conference in the lobby of Trump Tower in Manhattan, New York City, U.S., January 11, 2017. REUTERS/Lucas Jackson
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump diktoi një deklaratë të djalit të tij, Donald Trump Jr. në lidhje me takimin që ai kishte zhvilluar një vit më parë me një avokate ruse, njoftoi e përditshmja amerikane ”Washington Post”.
”Presidenti diktoi personalisht deklaratën e 8 korrikut, e cila thoshte se ‘Trump Jr. dhe avokatja ruse gjatë takimit të tyre në qershor të vitit 2016, kanë diskutuar kryesisht rreth një programi për adoptimin e fëmijëve rusë”, shkruan ”Washington Post”.
”Deklarata, e cila iu përcoll së përditshmes amerikane ‘New York Times’, u shkrua ndërsa presidenti Trump ishte duke u kthyer nga samiti i G20-ës në Hamburg, Gjermani”, raportoi ”Washington Post”.
Më herët, Trump Jr. kishte publikuar një varg e-mailesh të njëpasnjëshme që tregonin se takimi i tij me avokaten ruse ishte një përpjekje për të marrë informacione zyrtare kundër rivales së babait të tij, kandidates për presidente, Hillary Clinton.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...