Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bisedojnë me Korenë Veriore, por me këtë deklaratë nuk është pajtuar Shtëpia e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë disa orë pas deklaratës së Tillerson ka theksuar se qëndrimi i Presidentit Donald Trump mbi Korenë Veriore mbetet i pandryshuar, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info
Gjatë një fjalimi në forumin për politikat e Këshillit Atlantik ditën e martë, Tillerson tha se SHBA nuk mund të pranojnë një Kore bërthamore, ndërsa ka këmbëngulur se regjimi i Kim Jong-un duhet të heq dorë nga testet bërthamore apo balistike.
Në deklaratën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhsë, thuhet se Pheniani po sillet në mënyrë të rrezikshme jo vetëm ndaj Japonisë, Kinës dhe Koresë Jugore, por ndaj tërë botës.
Mediat ndërkombëtare sugjerojnë se besohet që Kim Jong –un të testojë një tjetër raketë gjatë fundjavës./arbresh.info/
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi