
(FILES) In this file photo taken on June 28, 2019, China's President Xi Jinping (R) shakes hands with US President Donald Trump before a bilateral meeting on the sidelines of the G20 Summit in Osaka. - From the Arab Spring to bloodletting in Syria, from Obama to Trump, from terror in the streets of Paris to Brexit, the 2010s began with hope for a more equitable world, and end with a slide towards nationalistic populism. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo by BRENDAN SMIALOWSKI/AFP via Getty Images)
Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe homologu i tij, Donald Trump përmes një bisede telefonike kanë biseduar rreth pandemisë së koronavirusit.
Biseda mes liderëve erdhi pasi numri i rasteve me Covid-19 në SHBA u rrit ndjeshëm, duke lënë pas edhe Kinën dhe duke e bërë SHBA-në vendin më të prekur nga koronavirusi në botë, transmeton portal arbresh.info
Në një cicërimë, Trump e cilësoi bisedën telefonike “shumë të mirë”, ndërsa përcolli respektin e tij për betejën e Kinës kundër Covid-19 dhe duke pretenduar se të dy palët “po punojnë ngushtë së bashku”.
“Sapo mbarova një bidesë shumë të mirë me Presidentin e Kinës, Xi Jinping. Diksutuam në detaje për Covid-19, që është duke shkatërruar pjesë të mëdha të planetit tonë. Kina ka kaluar shumë dhe ka zhvilluar një kuptim të fortë të Virusit. Ne po punojmë ngushtë së bashku. Shumë respekt! ” tha presidenti amerikan, transmeton portal arbresh.info
Sipas Agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Xi tha që Kina po ndante informacione mbi Covid-19 “në një mënyrë të hapur, transparente dhe të përgjegjshme”.
Koronavirusi: SHBA kapërcen Kinën me numrin e rasteve me koronavirus
Ai tha se Pekini po ndante gjithashtu përvojën e tij për parandalimin, kontrollimin dhe trajtimin, dhe po siguronte mbështetje dhe ndihmë për të gjitha vendet në nevojë.
Xi tha që Kina ishte e angazhuar të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të kapërcyer pandeminë.
Ministria e Jashtme kineze nuk ka dhënë detaje mbi bidesën mes dy liderëve.
Ky ishte kontakti i parë i drejtpërdrejtë midis udhëheqësve të dy ekonomive kryesore të botës që nga përshkallëzimi i tensioneve për origjinën e pandemisë koronavirus.
Në atë që Kina ka dënuar si sulme “stigmatizuese” dhe “raciste”, Trump kohët e fundit i ishte referuar koronavirusit si “virusi kinez”.
Lufta e fjalëve midis zyrtarëve amerikanë dhe kinezë e rriti ritmin pasi një diplomat i lartë kinez sugjeroi që ushtria amerikane mund të ketë qenë përgjegjëse për shpërthimin global.
Të dhënat tregojnë se më shumë se 532.700 raste janë raportuar në të gjithë botën që nga dhjetori i kaluar, me numrin e vdekjeve mbi 24,000 dhe mbi 122.600 rikuperime./arbresh.info/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...