Presidenti Donald Trump dhe ish-presidenti Barack Obama janë në vendin e parë së bashku si burrat më të admiruar të vitit 2019 në Amerikë, sipas sondazhit vjetor të Gallup.
Kjo është hera e parë që Trump është në krye të listës ndërsa për Obamën hera e 12-të.

Të dy fituan 18% të pikëve në sondazh në mesin e amerikanëve.
Përveç dy presidentëve, asnjë burrë tjetër nuk fitoi mbështetje nga më shumë se 2% e amerikanëve.
Ndërsa në top 10 u përfshinë ish-Presidenti Jimmy Carter, biznesmeni Elon Musk, themeluesi dhe filantropi i Microsoft Bill Gates dhe Papa Françesku./standard/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media