Më parë gjatë ditës, NATO gjithashtu paraqiti masa anti-ruse mbi rastin Skripal, e cila tashmë ishte mbështetur nga një numër shtetesh të BE-së, si dhe SHBA, Kanadaja dhe Australia.
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel përgëzuan vendimin e NATO-s dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian për të dëbuar diplomatë rusë lidhur me rastin e Sergei Skripal, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë pas një telefonate mes dy udhëheqësve, transmeton portali arbresh.info.
“Të dy udhëheqësit vlerësuan njoftimet e përbashkëta nga aleatët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, dhe partnerë të tjerë për të dëbuar oficerët e padeklaruar të inteligjencës ruse në solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe në përgjigje të përdorimit të pamatur të armëve kimike të Rusisë”, tha deklarata.
Kurse gjenerali amerikan Jim “Mad Dog” Mattis dha një mesazh të fortë për Moskën duke deklaruar se vendimi i NATO-s për të tërhequr akreditimin e shtatë anëtarëve të misionit rus ishte një deklaratë për ata që dyshonin për unitetin e aleancës./Arbresh.info/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...