Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, para liderëve të financave globale ka vendosur të sqarojë sloganin e tij “Amerika e para”.
“SHBA është e hapur për biznes”, tha ai gjatë fjalimit, ndërsa shtoi se “Amerika e para, nuk do të thotë Amerika vetëm”, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, ai ka vazhduar që të sulmojë praktikat tregtare “grabitqare”, duke paralajmëruar se SHBA nuk do të toleronte tregti të padrejta.
Fushata zgjedhore e Trump u përqendrua te Amerika e para, duke synuar kështu mbrojtjen e prodhuesve vendor nga konkurrenca e huaj.
Kjo politikë duket se bie në kundërshtim me qëllimin e konferencës së Davosit për nxitjen e globalizimit dhe bashkëpunimit./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër