Presidenti amerikan Donald Trump ka thyer heshtjen në Twitter pas dëshmisë shpërthyese të ish-drejtorit të FBI-së, James Comey.
Trump akuzoi Comey se dha dëshmi të rreme, transmeton portali arbresh.info.
“Pavarësisht nga deklaratat dhe gënjeshtrat e rreme, shpërblimi total dhe i plotë … dhe WOW, Comey është një rrjedhës informacionesh!”, ka shkruar ai.

Comey i tha Kongresit nën betim se besonte që ai u shkarkua për të ndikuar në hetimin e tij në fushatën e Trumpit.
Ish shefi i FBI-së udhëhoqi një nga shumë hetime ndaj Rusisë para se të pushohej.
Comey, i cili dëshmoi përpara Komitetit të Inteligjencës të Senatit të enjten, tha se presidenti bëri presion ndaj tij për të lënë një hetim mbi ish-këshilltarin e sigurimit kombëtar Michael Flynn./Arbresh.info
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE