Të paktën 6 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e një përplasje që ka ndodhur mes treni mallrash dhe një minibusi në Turqi.
Sipas mediave të huaja, viktimat ndodheshin brenda minibusit.
Ndërkohë është publikuar edhe një video ku shihet dhe momenti i përplasjes mes dy mjeteve.
Siç tregohet në video minibusi nuk e ka parë që po vinte treni, ndërkohë ky i fundit po kalonte shinat e si pasojë ka marrë automjetin përpara.
Në vitin 2018, 25 njerëz vdiqën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Corlu.
Vitin e kaluar, Dhoma e Inxhinierëve Mekanikë të Turqisë tha se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale./express/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë