Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën kur u hap zjarr në një klub boulingu pranë Los Anxhelesit në Kaliforni.
Media dhe dëshmitarët thonë se incidenti pasoi një grindje në klubin në qytetin Torrance, rreth 32 kilometra larg Los Anxhelesit.
Policia tha se oficerët iu përgjigjën një telefonate dhe gjetën disa viktima. Ata thanë se tre burra vdiqën në vendngjarje dhe dy nga katër të plagosurit u dërguan në spital.
Dy të tjerët vendosën të marrin masa vetë për të kërkuar kujdes shëndetësor.
Policia tha se po kërkon të dyshuarit dhe se një hetim ka filluar.
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...