Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi disa individë të armatosur hapën zjarr të dielën në mbrëmje në Glendale të Arizonës, sipas policisë.
Zyrtari i informacionit publik, Moroni Mendez, i Departamentit të Policisë së Glendale, tha në një konferencë për shtyp të dielën në mbrëmje: “Ka tre të vdekur nga ky incident dhe ka gjithsej pesë viktima të tjera që kanë pësuar ndonjë lloj lëndimi nga predhat ose plagët nga armë zjarri.”
Detajet e ngjarjes janë të pakta, dhe Mendez tha se nuk ishte e qartë nëse dy grupe rivale po qëllonin drejt njëri-tjetrit.
“Nëse e njohin njëri-tjetrin, nëse janë të afërm, nëse janë aleatë apo kundërshtarë, ne nuk e dimë ende, dhe kjo është ajo që po përpiqemi ta zgjidhim dhe ta kuptojmë,” tha Mendez.
Nuk ka pasur arrestime, por Mendez shtoi se nuk ka ndonjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun.
Nuk do të ketë informacion mbi identitetin e viktimave deri sa të informohen të afërmit më të afërt. Policia tha se do të vazhdojë hetimin e vendit të ngjarjes gjatë gjithë natës.
Më herët, policia njoftoi se kishte marrë disa raporte për të shtëna me armë në një lokal pranë 57th Drive dhe Lamar Road rreth orës 19:45.
Një dëshmitar i paidentifikuar i tha medias NBC-së, se restoranti “El Camarón Gigante” po organizonte një festë familjare Cinco de Mayo me dhjetëra të pranishëm të të gjitha moshave në momentin e të shtënave.
Dëshmitari tha se sapo kishte dalë nga restoranti kur dëgjoi më shumë se 20 të shtëna gjatë 15 deri në 20 sekondave. Pas një pauze prej afërsisht 30 sekondash, u dëgjuan rreth 10 të shtëna të tjera.
Ai shtoi se ushtroi presion mbi plagët e një gruaje që ishte goditur më shumë se një herë dhe se pa ndihmësit mjekësorë “duke u bërë kompresime mjaft të forta në gjoks” tre personave, si dhe dikë që ishte në vetëdije dhe merrte frymë, duke u nxjerrë me barelë.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit