Të paktën tre persona kanë humbur jetën për shkak të Uraganit Eta që ka përfshirë vendet e Amerikës Qendrore, Nikaragua dhe Honduras, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Qendra Kombëtare Amerikane për Vëzhgimin e Uraganit, thuhet se për shkak të Uraganit Eta që ka shkaktuar erë të fortë me një shpejtësi prej 165 kilometra në orë dhe shi në verilindje të Nikaragua dhe në Honduras, janë shkatërruar çatitë e shtëpive si dhe kanë ndodhur përmbytje në lumenjtë.
Zyrtarët njoftuan se për shkak të uraganit në qytetin San Pedro Sula të Honduras ka humbur jetën një person, ndërsa në rajonin Bonanza të Nikaragua kanë humbur jetën 2 persona.
Rreth 10.000 persona në rajonin Bilwi të Nikaragua janë vendosur në strehimore.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër