
A logo of Japan's Sony Corporation is displayed at its headquarters in Tokyo on May 14, 2014. Sony on May 14 booked a 1.26 billion USD annual loss and warned of another shortfall this year, blaming costs tied to its exit from the personal computer business as it undergoes a painful restructuring. AFP PHOTO / KAZUHIRO NOGI (Photo credit should read KAZUHIRO NOGI/AFP/Getty Images)
Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara ka ngritur padi ndaj tre programuesve kompjuterikë të Koresë së Veriut lidhur me përpjekjet për të zhvatur dhe vjedhur më shumë se 1.3 miliardë dollarë, si pjesë e një skeme globale kibernetike ku përfshihet edhe hakerimi në vitin 2014 i kompanisë “Sony Pictures Entertainment”.
Një kanadezo-amerikan i cili dyshohet se pastroi disa nga paratë e vjedhura e pranoi fajin. Verikoreanët Park Jin Hyok, Jon Chang Hyok dhe Kim Il akuzohen për komplot kriminal dhe mashtrime bankare.
Dy vjet më parë u ngritën akuza ndaj Park, një programues kompjuterik për sherbimin e zbulimit të Koresë së Veriut, për rolin e tij në hakerimin e kompanisë Sony.
Sulmi kibernetik fshiu të dhënat e korporatës, përvetësoi emaile sensitive të kompanisë mes zyrtarëve të lartë të Hollivudit dhe detyroi kompaninë të ndërtonte të gjithë rrjetin e saj kompjuterik.
Besohet se motivi pas hakerimit të kishte qënë hakmarrja për filmin e vitit 2014 “The Interview”që përqesh udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, dhe madje portretizon një komplot për vrasjen e tij.
Departamenti i Drejtësisë tha se të tre planifikuan të vidhinin më shumë se 1.2 miliardë dollarë nga bankat në Vietnam, Meksikë, Maltë dhe vende të tjera. Ata po ashtu vodhën 75 milion dollarë nga një kompani sllovene e valutës dixhitale dhe 11.8 milion dollarë nga një kompani në Nju Jork.
“Shtrirja e veprimtarisë kriminale nga hakerët e Koresë së Veriut ishte e gjerë dhe zgjati për shumë vite, dhe diapazoni i krimeve të tyre është marramendës”, tha në një deklaratë Tracy L. Wilkison, ushtruese e detyrës së prokurorit për Distriktin Qendror të Kalifornisë.“Veprimet e detajuara në aktakuzë janë akte të një shteti kriminal që nuk është ndalur para agjëje për t’u hakmarrë dhe vjedhur para për të mbështetur regjimin.”
Treshja në fjalë besohet të ketë qënë pas sulmit kibernetik të vitit 2017 (WannaCry 2.0) me programe të marrjes peng të sistemeve kompjuterike në 150 vende të botës, ku sistemi britanik i shëndetësisë u godit rëndë. Nuk ka gjasa që të tre korano-veriorët të dalin ndonjëherë në sallën e gjyqit amerikan./VoA/
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...