Ushtari amerikan Travis King është kthyer në Shtetet e Bashkuara, meqë është dëbuar nga Koreja e Veriut, pas ndalimit dymujor.
Ai është parë duke dalë nga aeroplani në San Antonio, Teksas.
Ky 23-vjeçar, specialist zbulimi, ka kaluar ilegalisht në Korenë e Veriut nga Koreja e Jugut, në korrik.
Para se të arrinte në SHBA, Pvt King është transferuar në mbajtje amerikane në Kinë, dhe më pas është dërguar në një bazë ushtarake amerikane.
Në kohën sa ka qenë në mbajtje të Phenianit, mediat verikoreane kanë thënë se ushtari amerikan ka ikur në territorin verikorean, për shkak të “trajtimit çnjerëzor” dhe racizmit, sa ka qenë pjesë e ushtrisë amerikane.
Të mërkurën, një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka thënë se pas disa muajve të diplomacisë “intensive” Pvt King është kthyer në duart e SHBA-së dhe se familja e tij është kontaktuar.
“Ne e konfirmojmë se Pvt King është shume i lumtur që është kthyer në shtëpi dhe mezi po pret që të ribashkohet me familjen e tij”, ka thënë mes tjerash ky zyrtar./rel
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane