Një shqiptar 20-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një arë në Itali. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fermë në Falciano del Massico. Djali ishte duke punuar në një serë kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e Mondragone dhe kanë hapur hetimet e nevojshme për rastin.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të dobishme për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes, të cilat do të ishin – të paktën nga konstatimet e para të bëra – të shkaktuara nga një sëmundje natyrale. Deri më tani dyshohet se ka qenë vapa ajo që ka shkaktuar vdekjen e të riut. /abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...