Tragjedia në Zvicër, shkon në 47 numri i viktimave nga zjarri

10:32 | 2 Janar 2026
Q L

Të paktën 47 persona humbën jetën dhe 112 të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një bar të mbushur me njerëz gjatë festimeve të vitit të ri në qytetin zviceran të skive Crans-Montana, theksoi ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani për mediat italiane.

Tajani tha se identifikimi i viktimave do të jetë veçanërisht kompleks dhe do të kërkojë kohë. Ai shtoi se disa italianë të plagosur janë transferuar tashmë në Milano. Raportimi, duke cituar ambasadorin Gian Lorenzo Cornado vë në dukje se gjashtë italianë janë të zhdukur dhe 13 janë shtruar në spital.

Sakaq, është identifikuar viktima e parë e zjarrit tragjik, bëhet fjalë për Emanuele Galeppini, një golfist i ri italian. Lajmi u konfirmua nga Federata Italiane e Golfit, e cila shprehu dhimbjen për humbjen e një “sportisti të ri që mishëronte pasionin dhe vlerat autentike”.

“Në këtë moment dhimbjeje të madhe, mendimet tona janë me familjen e tij dhe me të gjithë ata që e deshën,” thuhet në reagimin e federatës.

Sipas profilit të tij në faqen e World Amateur Golf Ranking, Galeppini ishte një golfist junior italian që jetonte në Dubai, i përshkruar si dikush që “dashuron golfın, garën dhe ushqimin”. Ai ishte pjesë e ekipit kombëtar italian dhe renditja e tij më e mirë kishte qenë vendi i 2440-të në botë. / abcnews.al /