Shoferi i kamionit simbol që shpëtoi nga shembja e urës Morandi në Gjenova ka folur për mediat italiane. Ai arriti ta frenojë kamionin pak hapa nga gremina që hapi ura e shembur. Shoferi Luigi Fiorillo tregon se si u zhduk ura para syve të tij e bashkë me të dhjetëra makina.
“Ecja ngadalë pasi nuk arrija të shikoja rrugën. Kur në një moment mu shemb gjithçka para syve. Nuk i mbaj mend mirë gjërat. Mbeta i shokuar.
Mbeta i shokuar, dhe i frikësuar njëkohësisht. Zbrita nga kamioni menjëherë, e lashë të ndezur dhe ia mbatha me vrap nga frika që mund të shembej çdo gjë”, tha ai në një intervistë për “Mediaset”.
Shoferi është i bindur se është gjallë vetëm për shkak të një mrekullie.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...