Të gjithë aeroportet e Koresë së Jugut do të duhet të instalojnë kamera për zbulimin e zogjve dhe radarë të imazhit termik, pas tragjedisë ajrore në dhjetor të vitit të kaluar ku humbën jetën 179 njerëz.
Hetuesit thanë javën e kaluar se kishin gjetur prova të një goditjeje zogjsh në aeroplanin Boeing 737-800 – me pupla dhe njolla gjaku të gjetura në të dy motorët e avionit që u përplas.
Hetimi për tragjedinë ajrore, më e rënda në Korenë e Jugut, po vazhdon, por do të fokusohet në rolin e goditjes së shpendëve si dhe te struktura e betonit në pistë, ku u përplas avioni.
“Radarët e zbulimit të shpendëve do të instalohen në të gjitha aeroportet për të përmirësuar zbulimin e hershëm të zogjve të largët dhe për të përmirësuar aftësitë e reagimit për avionët”, thanë autoritetet.
Radari i zbulimit të shpendëve zbulon madhësinë e zogjve dhe shtigjet e tyre të lëvizjes dhe ua transmeton këtë informacion kontrollorëve të trafikut ajror. Ministria shtoi se të gjitha aeroportet do të duhet gjithashtu të pajisen me të paktën një aparat fotografik termik.
Aktualisht vetëm katër aeroporte në Korenë e Jugut janë të pajisura me kamera termike./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...