Një tragjedi e tmerrshme ka goditur Stambollin, ku dy fëmijë, të moshës tre dhe gjashtë vjeç, kanë vdekur nga helmimi i dyshuar nga ushqimi.
Familja, e cila kishte mbërritur me pushime nga Gjermania, u shtrua në spital pasi konsumoi midhje dhe patate në lagjen e njohur Ortakoy të Stambollit, raporton Euronews.
Familja Bocek – babai Servet, nëna Çigdem dhe fëmijët e tyre, gjashtëvjeçari Kadir Muhammet dhe trevjeçari Masal, mbërritën në Stamboll nga Gjermania të dielën dhe qëndruan në një hotel në lagjen Fatih.
Dy ditë më vonë, të martën, familja hëngri midhje të blera nga një shitës ambulant në Ortakoy dhe patate në një restorant. Të nesërmen, dje, ata kërkuan ndihmë mjekësore për të përziera dhe të vjella.
Fatkeqësisht, nuk pati shpëtim për dy fëmijët – ata ndërruan jetë pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...