Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Mesdhe, ku një anije me 40 emigrantë nga Subsaharia, përfshirë disa të porsalindur, u mbytën pasi varka me të cilën ata po udhëtonin, u përmbys në brigjet e Salakta, në juglindje të Mahdias.
Sipas ANSA-s, fatmirësisht 30 emigrantë të tjerë u shpëtuan nga njësitë e rojes bregdetare.
Kjo tragjedi vjen një javë pas mbytjes së anijes që mori jetën e 23 personave midis Maltës dhe Lampeduzës.
Po ashtu bëhet e ditur se varka e vogël prej hekuri mbante afërsisht 70 persona, ku të gjithë në bord ishin emigrantë.
Këto anije të vogla shihen si e vetmja mundësi për më të varfrit që po përpiqen të ikin nga Tunizia.
Zyra e prokurorit, ka hapur një hetim për tragjedinë, por nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me shkakun e përmbysjes së anijes, as detaje mbi operacionet e shpëtimit të Gardës Kombëtare.
Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën
Rion Zejnullahu i bashkohet Clujit nga Llapi
Kurti pret në takim nxënësit që fituan medalje në Olimpiadën...
Barcelona arrin marrëveshje me talentin e ri uruguaian, Patr...
Vrasja e vitit 2001 në Prishtinë, 22 vjet e 5 muaj burgim pë...
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...