Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bolivi i cili ka shkaktuar të paktën 31 të vdekur.
Incidenti tragjik ndodhi kur autobusi u përmbys, megjithatë detajet specifike për shkakun e aksidentit ende po hetohen.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që autobusi të bjeri rreth 800 metra nga një shkëmb në komunën jugperëndimore të Yocalla, tha një oficer policie.
Nga ata që u lënduan në aksident, 10 të rritur dhe katër fëmijë janë shtruar në spital, ku disa prej tyre ndodhen në kujdes intensiv.
Ky është një tjetër incident fatal i cili sjell në vëmendje një prej problematikat më dominante në Bolivi, ku terreni malor dhe infrastruktura e dobët kontribuojnë në aksidente të përmasave të tilla./ abcnews.al
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё