Temperaturat ekstreme dhe erërat e forta kanë shkaktuar formimin e “tornadove të zjarrit” në Spanjën veriore, ku disa zjarre të fuqishme kanë shkrumbuar shtëpi dhe kanë detyruar autoritetet të evakuojnë qindra persona pranë parkut kombëtar Las Médulas, i mbrojtur nga UNESCO.
Rreth 800 banorë janë urdhëruar të largohen nga gjashtë fshatra në rajonin Castile dhe Leon.
Situata është përkeqësuar nga një valë e gjatë të nxehti që ka përfshirë vendin. Temperaturat arritën në 40 gradë Celsius të dielën, çka solli edhe krijimin e “tornadove të zjarrit”, që detyruan zjarrfikësit të tërhiqeshin përkohësisht nga terreni.
Shkencëtarët paralajmërojnë se rajoni i Mesdheut përballet gjithnjë e më shumë me rrezikun e zjarreve për shkak të verërave të thata dhe të nxehta. Në këto kushte, një shkëndijë e vetme, qoftë edhe nga rrufeja, mund të përhapë zjarre të pakontrollueshme.
Disa nga zjarret dyshohet se janë shkaktuar nga rrufe, por shumica, sipas autoriteteve, janë rezultat i qëllimshëm.
Situata mbetet kritike edhe në veri të Portugalisë fqinje, ku rreth 700 zjarrfikës po luftojnë me një zjarr të madh që shpërtheu të shtunën në zonën e Trancoso-s, rreth 350 km në verilindje të Lisbonës./abcnews.al /
Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje s...
Fillojnë punimet për rrugën Mushtisht–Delloc, investimi 1 mi...
Pas paralajmërimit të Trump, Tajvani këmbëngul se është i pa...
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n