Një tornado e fuqishme goditi Brazilin jugor, ku për pasojë humbën jetën 6 persona dhe u plagosën rreth 800 të tjerë. Pamjet e agjencisë së lajmeve Reuters tregojnë lagje të tëra të rrafshuara në Rio Bonito do Iguaçu.
Makinat kanë përfunduar mbi njëra-tjetrën. Janë shkulur çatitë e shtëpive, ndërsa banorët janë mbledhur për të shpëtuar sende nga rrënojat.
Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe tre ditë zie kombëtare. Mijëra persona u zhvendosën në strehimore të përkohshme.
Autoritetet thanë se erërat arritën deri në 250 km/orë, duke dëmtuar 90% të shtëpive dhe ndërtesave publike të Rio Bonito do Iguaçu. Ekipet e shpëtimit, përfshirë zjarrfikësit dhe mbrojtjen civile, janë në terren për të pastruar rrënojat dhe për të rikthyer shërbimet thelbësore.
Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva shkroi në platformën X: “Do të vazhdojmë të ndihmojmë popullin dhe të ofrojmë gjithë mbështetjen e nevojshme”, duke shprehur edhe ngushëllimet për familjet e viktimave.
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...