Një stuhi e fuqishme goditi bregun e Gjirit amerikan të martën, duke nxitur një tornado që shkaktoi dëme në lindje të qytetit të Hjustonit, në shtetin e Teksasit.
Shërbimi Kombëtar i Motit kishte paralajmëruar më herët se një “tornado e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse”, kishtë goditur në tokë të martën pasdite dhe ishte nisur drejt qytetit Beitaun, rreth 40 kilometra në lindje të Hjustonit.
Autoritetet e qytetit njoftuan për dëme në rrjetin elektrik, në banesa e biznese, por nuk pati njoftime për lëndime serioze mes popullatës.
Pamjet e transmetuara nga stacioni televiziv i Hjustonit ‘KTRK’ treguan dëme në ndërtesa dhe shtylla elektrike në Pasadena, një qytet në juglindje të Hjustonit. Ende nuk ka njoftime për të lënduar.
Faqja e internetit ‘PowerOutage.us’, e cila mbledh të dhëna të drejtpërdrejta mbi ndërprerjet e energjisë elektrike në të gjithë vendin, njoftoi se rreth 123,000 familje të Teksasit, kishin mbetur pa energji elektrike, kryesisht në zonën e Hjustonit dhe në disa zona përreth tij.
Ky zhvillim shënon vetëm fillim e asaj që pritet të jetë një natë me stuhi të fortë përgjatë bregut të Gjirit amerikan.
Qendra e Parashikimit të Stuhive në Norman të Oklahomës, njoftoi se zonat përgjatë bregut, mund të prekeshin të martën nga tornado, erëra të forta dhe breshër.
Stuhia solli me vete gjithashtu borë e akull në zonat qendrore të vendit, në pjesën më të madhe të tyre./voa
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...