Një tollovi e shkaktuar nga turma në një shkollë fillore në Kinë ka lënë dy fëmijë të vdekur dhe 20 të lënduar, njofton media shtetërore, transmeton portali arbresh.info.
Agjencia e lajmeve Xinhua ka thënë që nxënësit ishin grumbulluar në një banjo gjatë pushimit të mëngjesit në Puyang kur filluan të shtynin njëri tjetrin.
Ndërsa në një raportim tjetër thuhet se ishte muri i banjës që kishte rënë nga presioni i shtyrjes.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital, ku disa prej tyre raportohen se janë në gjendje serioze.
Qeveria e Puyang ka thënë për AP që incidenti ishte duke u hetuar, por nuk dha detaje të mëtejme./Arbresh.info
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...