Një aeroplan i vogël është përplasur në një zonë banimi në Tokio të Japonisë, mëngjesin e së dielës, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave, duke plagosur 5 të tjerë e duke djegur disa shtëpi banimi prej zjarrit të shkaktuar.
Avioni 5-vendesh është përplasur rreth orës 11 të mëngjesit, me orën lokale, vetëm pak pasi ishte ngritur në fluturim nga Aeroporti Chofu i Tokios, siç raporton rrjeti televiziv NHK.
Zyrtarë të Departamentit të Zjarrfikësve të Tokios thanë se 3 viktimat pësuan pushim zemre dhe probleme me mushkëritë, ndërsa 5 të plagosurit u transportuan menjëherë në spital, edhe pse gjendja e tyre nuk bëhet e ditur, transmeton tch.
Ende nuk dihet sesa persona kanë qenë në bordin e avionit, gjithsesi, NHK – duke cituar burime të policisë, – bëri të ditur më herët se dy persona nga bordi i avionit dhe një banore femër e zonës ku ra ai kanë mbetur të vdekur.
Policia ende nuk ka zbardhur shkakun e rrëzimit, ndërkohë që të paktën 3 shtëpi dhe dy makina morën flakë në kompleksin rezidencial, si dhe shumë çati të tjera shtëpish u shkatërruan.
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...